Celta Vigo e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për huazimin e anësorit të Romës, Carles Perez.
Giallorossët kanë qenë shumë të angazhuar në tregun e transferimeve këtë verë për të ndërtuar një skuadër të fortë për projektin e Jose Mourinhos.
Në kuadër të kësaj, nuk kanë munguar edhe largimet, në mesin e tyre Jordan Veretout (Olympique Marseille) dhe Alessandro Florenzi (Milan).
Siç ka njoftuar Celta Vigo, ata kanë arritur marrëveshje për huazimin e ish-lojtarit të Barcelonës, për të cilin do të paguajnë një milion euro.
Pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruhet kontrata, në të cilën është përfshirë edhe opsioni i blerjes së 24-vjeçarit në vlerë ndërmjet 10-12 milionë euro. /Telegrafi/
𝐂𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐜𝐚𝐝𝐨: El #RCCelta y la @OfficialASRoma alcanzan un principio de acuerdo para la cesión de Carles Pérez.
— RC Celta (@RCCelta) August 8, 2022