Site icon Telegrafi

Celta Vigo fiton Trofeun TIM

Celta Vigo është ekipi i parë i huaj i cili ngre trofeun TIM në ndeshjet mes tre ekipeve ku kësaj here spanjollët janë bërë pjesë e këtij eveniment të zhvilluar në Itali.

Spanjollët grumbulluan katër pikë, tre nga fitorja 1-0 ndaj Sassuolos me gol të Drazic në minutën e 15’, dhe një pikë në barazimin pa gola me Milanin.

Trofeu TIM nxori edhe njëherë në pah problemet e Milanit. Edhe pse trajneri i ri Vincenzo Montella ka bërë përparime të dukshme, sërish problemet në prapavijë duken se nuk janë zgjidhur.

Pas largimit gjatë ndeshjes ndaj Sasuolos të autorit të dy golave, M’Baye Niang dhe Ricardo Montelivios gjithçka u komplikua për Milanin, të cilët edhe pse në avantazh dhe me trofeun Tim në dorë, u mundën nga ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco.

Pas fitores ndaj Milanit, Sassuolo u rendit në vendin e dytë me tre pikë. Ndërsa kuqezinjtë renditen të tretët me dy pikë të marrë ndaj Celta Vigos, një nga barazimi brenda 45 minutave, ndërsa një pikë tjetër nga fitorja me penallti ndaj spanjollëve.

Rezultatet: 

Milan 0- 0 Celta Vigo (4-2 me penallti)
Celta Vigo 1-0 Sasuolo (15′ Drazic)
Milan 2-3 Sasuolo (2′, 10′ Niang;
18′ Falcinelli; 32′ Politano; 39′ Trotta).

Exit mobile version