Site icon Telegrafi

Celine Dion, pas babait, edhe i vëllai me kancer

Pas humbjes së bashkëshorit, Celine Dion është bërë gati për një tjetër tragjedi të paralajmëruar në familjen e saj. I vëllai, Daniel -59 vjeç po lufton prej vitesh me sëmundjen e rëndë në spital.

Mediat e huaja raportojnë se mjekët i kënë dhënë vetëm pak orë për jetën, deri sa të mbyllë sytë. Lajmin e ka dhënë e motra e këngëtares së famshme, Claudette për gazetën, “Journal Montreal” se vëllai i tyre i madh është në momentet e fundit të jetës.

Daniel ndodhet në spital bashkë më të ëmën 88 – vjeçare. 47 – vjeçarja Celine Dion është më e vogla në familjen e saj prej 14 fëmijësh. /Telegrafi/

Exit mobile version