Telegrafi

Celine Dion kritikohet për humbjen e madhe në peshë, por ajo kërkon ta lënë të qetë

Celine Dion (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme kanadeze, Celine Dion, ka humbur shumë në peshë dhe kurrë më parë nuk ka qenë aq e dobët sa tani.

Mirëpo, duket se ajo nuk shqetësohet për humbjen e madhe të kilogramëve, prandaj ka reaguar ndaj kritikëve duke u thënë: “Më lini të qetë”.

Celine Dion ka humbur shumë në peshë (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për të. Nuk shqetësohem. Nuk keni nevojë të më fotografoni”, ka thënë 50-vjeçarja për The Sun.

Lexo po ashtu Lajmet për Celine Dion

Në kohët e fundit, Celine po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut përmes kreacioneve ekstravagante të modës.

Celine po zgjedh veshje ekstravagante (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“E bëj për veten. Mbaj rroba në të cilat ndihem e fortë, e bukur, femërore dhe seksi. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë më lini të qetë”, ka thënë ajo.

Dion është vënë në shënjestër të kritikave edhe për shkak të lidhjes së saj me valltarin Pepe Munoz, i cili është 16 vjet më i ri se ajo.

Muaj më parë, këngëtarja i kishte mohuar raportimet në media për lidhjen e saj, por romanca e tyre u konfirmua kur u paraqitën bashkë në një eveniment mode në Paris. /Telegrafi/