Këngëtarja e famshme kanadeze, Celine Dion, ka humbur shumë në peshë dhe kurrë më parë nuk ka qenë aq e dobët sa tani.
Mirëpo, duket se ajo nuk shqetësohet për humbjen e madhe të kilogramëve, prandaj ka reaguar ndaj kritikëve duke u thënë: “Më lini të qetë”.
“Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për të. Nuk shqetësohem. Nuk keni nevojë të më fotografoni”, ka thënë 50-vjeçarja për The Sun.
Në kohët e fundit, Celine po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut përmes kreacioneve ekstravagante të modës.
“E bëj për veten. Mbaj rroba në të cilat ndihem e fortë, e bukur, femërore dhe seksi. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë më lini të qetë”, ka thënë ajo.
Dion është vënë në shënjestër të kritikave edhe për shkak të lidhjes së saj me valltarin Pepe Munoz, i cili është 16 vjet më i ri se ajo.
Celine Dion has insisted she’s single and dancer Pepe Munoz is just her “best friend”.The My Heart Will Go On star has been accompanied by her dancer Pepe almost everywhere in the… https://t.co/s9HwU57I5f pic.twitter.com/PZHRViBdpC
— The Windsor Star (@TheWindsorStar) January 29, 2019
Muaj më parë, këngëtarja i kishte mohuar raportimet në media për lidhjen e saj, por romanca e tyre u konfirmua kur u paraqitën bashkë në një eveniment mode në Paris. /Telegrafi/