Artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Nuk paska më keq” titullohet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me Çelik Lipën.
Videoklipin e këtij projekti duket të kenë xhiruar nëpër disa rrugë të Prishtinës.
Producimi i këngës u bë në studion e SBS Entertainment nga producenti Lipa.
Fifi vjen me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse nuk e ka komplikuar me paraqitje projektin.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.
Këngëtarja në fjalë sivjet u rikthye fuqishëm edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/