Site icon Telegrafi

Ceferin: Superliga Evropiane është si historia e Kësulëkuqes, ka përfunduar

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin sulmoi sërish Superligën Evropiane në fjalën e tij hapëse në Kongresin e UEFA-s.

Superliga Evropiane është rikthyer përsëri temë dhe presidenti i UEFA-s nuk ka hezituar t’i lëshoj disa sulme apo thumba për ‘themeluesit’ dhe përkrahësit.

“Nuk ka kuptim t’i referohemi kësaj tentative nga dy financierë dhe një zëdhënës”, ka thënë fillimisht Ceferin.

“Ata thonë se duan të shpëtojnë futbollin. E vërteta është se Superliga dhe drejtuesit e saj janë personazhe të Kësulëkuqes, të përgatitur për të ngrënë gjyshen. Për fat, askush nuk vdiq me të”.

Lexo po ashtu Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Superliga Evropiane nuk do të ndodhë kurrë

Ceferin ka folur edhe për gënjeshtra kur tregon historinë e Superligës Evropiane.

“Është një shfaqje egoizmi, lakmi ndaj solidaritetit. Gënjeshtra të turpshme. Trashëgimtarë në vend të ndërtuesve. Luftoni për përfitime ekonomike në vend që të luftoni për trofe”.

“Futbolli është sporti i njerëzve. Privatizimi i futbollit është një mit dhe kjo duhet ndryshuar. Ligat dhe konkurrenca e tyre është gur themeli i projektit tonë”, përfundoi presidenti i UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version