Site icon Telegrafi

Ceferin: Serbia mund të përjashtohet nga UEFA

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka nisur një turne ballkanik, ku së fundmi ka vizituar Serbinë dhe i ka bërë me dije që mund të përjashtohen nga organizata që ai drejton.

Ceferin ka qëndruar gjatë ditës së sotme(premte) në Serbi, në një vend ku huliganizmi është shumë i shfaqur në futboll.

Kreu i UEFA-s ka shfrytëzuar këtë vizitë për të paralajmëruar serbët se mund të përjashtohen nga kjo organizatë nëse nuk punohet për largimin e huliganizmit nga stadiumet e futbollit.

Lexo po ashtu FIFA shpall ndarjen e formatit të ri të Kupës së Botës të vitit 2026, ku garojnë 48 skuadra kombëtare

“Nëse ata nuk janë ndalur, një fatkeqësi mund të ndodhë dhe Serbia do të jetë në rrezik serioz të dëbimit nga UEFA. Kjo do të ishte një fatkeqësi për Serbinë”, ka thënë fillimisht Ceferin.

“UEFA ia ka bërë të qartë qeverive të vendeve ku ky problem vazhdon se vetëm federatat e futbollit nuk mund të zgjidhin atë”, përcjell Telegrafi.

“Autoritetet shtetërore duhet të veprojnë në bashkëpunim me organet e futbollit që të mos i nënshtrohen huliganizmit”, përfundoi kreu i UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version