Portieri i Arsenalit, Petr Cech, i ka ofruar ndihmë lojtarit të Hull Cityt, Ryan Mason, pas operacionit në kokë që e kishte.
Ish lojtari i Tottenhamit, u desh të operohej pas goditjes me kokë që e mori nga mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill.
Të njëjtën gjë e kishte përjetuar edhe Cech, në kohën kur ishte pjesë e Chelseat, pasi ishte goditur në kokë nga një lojtar i Readingut në vitin 2006.
Ofrimin e ndihmë e ka konfirmuar vetë portieri për ueb faqen e klubit të Arsenalit.
“I kam ofruar ndihmë time pasi që kam eksperiencë në këtë gjë të vështirë dhe do të isha i lumtur nëse kjo do ta ndihmonte. Mundësia që unë t’i ofroja ndihmë ishte gjëja e parë që më shkoi në mendje”.
“Jam shumë i lumtur që ai është kthyer në shtëpi dhe ka filluar procesin e përmirësimit. Shpresoj që ta shoh shumë shpejtë që ka bërë mirë”.
“Në situata të tilla duhet të kesh njerëz përreth që të ndihmojnë. Kur dikush e ka kaluar këtë dhe të thotë që gjithçka është në rregull pasi unë e kam kaluar këtë, kjo të lehtëson” .
“Me të vërtet mund ta ndihmojë pasi edhe unë ën fillim kisha shumë dyshime, shumë pyetje dhe të duhet dikush që të përgjigjet” .
Në fund Cech tha se familja e tij mund ta ndihmojnë shumë Masonin që tashmë është kthyer në shtëpi. /Telegrafi/