Telegrafi

Ceballos në ‘luftë’ me Zidanen, Napoli dhe Milani kërkojnë të përfitojnë

Real Madrid . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Dani Ceballos me shumë gjasa do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Shkaku për largimin e tij nga madrilenët është trajneri Zinedine Zidane, marrëdhënia me të cilin nuk është aspak e mirë.

Sipas medieve spanjolle, Zidane i ka komunikuar lojtarit se ai nuk bën më pjesë në planet e tij për të ardhmen.

Dani Ceballos në aksion . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Por as Ceballos nuk ka nguruar aspak t’i përgjigjet duke i thënë se as ai nuk dëshiron të punojë më me të.

Skuadrat e interesuara për mesfushorin nuk mungojnë. Milanin dhe Napoli janë gati të përfitojnë nga situata e krijuar te spanjollët.

Lexo po ashtu Pasi Zidane ia konfirmoi se nuk llogaritë në të, Ceballos: As unë nuk dua të punoj me ty

Shuma që do të kërkojë mbi 30 milionë euro për të përfituar nga sa e blen, diku rreth 18 milionë euro nga Real Betis.

Ceballos është aktualisht në Kampionatin Botëror për 21 vjeçar si kapiten i Spanjës. /Telegrafi/