Telegrafi

Ceballos e preferon rikthimin në La Liga se qëndrimin te Arsenali

Dani Ceballos duket se nuk është i lumtur me objektivat që ka Arsenali si klub dhe në verë dëshiron të rikthehet te Real Madridi.

Mesfushori spanjoll është i huazuar te The Gunners nga Los Blancos deri më 30 qershor, mirëpo që nuk e dëshiron qëndrimin në Emirates.

Sipas Estadio Depoirtivo, Ceballos ka kërkuar nga Real Madridi që ta ndërpresë huazimin e tij dhe ai të rikthehet në La Liga.

Por, Zinedine Zidane nuk e pëlqen lojën e lojtarit dhe me gjasë që në këtë verë ai do të shitet, derisa ka disa skuadra të interesuar.

Lexo po ashtu Arsenali i kërkon Realit ta ulë çmimin e Ceballosit

Në garë për të thuhet se janë, Real Betisi, Getafe, Evertoni dhe Milani, por që ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

Mikel Arteta e dëshiron qëndrimin e tij te Arsenali, mirëpo që Ceballos nuk është i lumtur me minutazhën e tij dhe për më shumë me objektivat e klubit. /Telegrafi/