Dani Ceballos duket se nuk është i lumtur me objektivat që ka Arsenali si klub dhe në verë dëshiron të rikthehet te Real Madridi.
Mesfushori spanjoll është i huazuar te The Gunners nga Los Blancos deri më 30 qershor, mirëpo që nuk e dëshiron qëndrimin në Emirates.
Sipas Estadio Depoirtivo, Ceballos ka kërkuar nga Real Madridi që ta ndërpresë huazimin e tij dhe ai të rikthehet në La Liga.
Por, Zinedine Zidane nuk e pëlqen lojën e lojtarit dhe me gjasë që në këtë verë ai do të shitet, derisa ka disa skuadra të interesuar.
Në garë për të thuhet se janë, Real Betisi, Getafe, Evertoni dhe Milani, por që ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.
Mikel Arteta e dëshiron qëndrimin e tij te Arsenali, mirëpo që Ceballos nuk është i lumtur me minutazhën e tij dhe për më shumë me objektivat e klubit. /Telegrafi/