Telegrafi

Ceballos, drejt Juventus me formulën “Morata”

Ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampionëve.

Kur verën e kaluar Dani Ceballos refuzoi ofertat e Barcelonas për t’u transferuar te Real Madrid, ai nuk imagjinonte se do të luante kaq pak.

Mesfushori 21-vjeçar spanjoll ka filluar ta shprehë pakënaqësinë e tij dhe skuadrat që janë të interesuara për të nuk mungojnë.

Sipas “Don Balon”, ekipi që duket më interesuar se të tjerët është Juventus, gati t’i garantojë më shumë minuta në kampionatin italian.

Ish-lojtari i Betis shpreson që zërat e merkaton ta shtyjnë trajnerin Zidane ta aktivizojë më shpesh, përndryshe është gati të ndryshojë ambient.

Por duket shumë e vështirë që “Los Blancos” të privohen nga ai që konsiderohet një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit spanjoll.

Për këtë arsye ai mund të largohet nga “Shtëpia e Bardhë” me formulën e përdorur pak vite më parë për transferimin e Morata-s tek Juventus, me Real Madrid që do të kishte të drejtën ta blinte mbrapsht lojtarin, siç ndodhi me sulmuesin e Chelseat. /telesport/