Site icon Telegrafi

CDS: Buffon do të pensionohet

Gianluigi Buffon (Getty Images)

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thuhet se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli profesionist në fund të sezonit.

Pas dështimit të Italisë për tu kualifikuar në Kupën e Botës “Rusia 2018” u përhapen fjalë për një pensionim të portierit Buffon.

Megjithatë, me kalimin e kohës u shtuan zëra tjerë duke thënë se portieri i Juventusit do të vazhdoj të mbroj portën edhe për një vit tjetër.

Lexo po ashtu Buffon ndërron mendje, mund të luajë edhe një sezon tjetër

Sipas Corriere della Sera, njoftimi për një pensionim të gardianit italian do të arrijë më shpejt se sa pritej, kështu që ai do të bëhet pjesë e legjendave tjera Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti, por me një pensionim më të mirë se ta.

(Getty Images)

Megjithatë, gazeta thekson se Buffon nuk i ka pëlqyer deklaratat e fundit të bëra nga trajneri Luigi Di Biagio, i cili tha se 40-vjeçari meriton një lamtumirë më të mirë sesa që ishte pjesë e ekipit të Azzurrëve që humbën ndaj Suedisë në “Play-Off-it” Kupën e Botës.

Kjo do të ishte për shkak se fituesi i Kupës së Botës 2006 nuk dëshiron të marrë vendin e një lojtari më të ri dhe do ta lë përfundimisht futbollin për të liruar vend për të tjerët.

Lexo po ashtu Legjenda mbush 40 vite, mendon ta shtyjë edhe për një vit pensionimin: Te Juventusi, ose askund tjetër (Foto)

Buffon mund të përfundojë sezonin me fitimin e kurorës së trefishtë, ndërsa Juve është ende në luftë për të fituar titullin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Gardiani italian ka mbrojtur për plot 20 vite në nivele të larta me Juventusin dhe Italinë, teksa nuk i mungojnë titujt individual dhe ekipor. /Telegrafi/

Exit mobile version