Besiktas nuk e di nëse edhe sezonin e ardhshëm do të ketë shërbimet e Anderson Taliscas.
Ky i fundit ka dhënë një intervistë për të përditshmen braziliane, Esprt të Interativo, teksa ka zbardhur që po e kërkon Manchester United.
“Unë nuk mund ta mohoj interesimin e Manchester Unitedit, por Benfica dhe agjenti im do të kenë rol kryesor rreth transferimit. Çdo lojtar do të dëshironte të punonte me dikë si Jose Mourinho. Portugezi më kërkon që një kohë të gjatë dhe për këtë jam i vetëdijshëm”, tha braziliani, transmeton Telegrafi.
Manchester United ka kohë që është lidhur me një transferim të 22-vjeçarit, i cili thuhet se kushton rreth 25 milionë euro.
Talisca sezonin e kaluar u shpall kampion me skuadrën turke të Besiktasit. /Telegrafi/