Telegrafi

Cazorla rikthehet te Villarreali?

Santi Cazorla (Getty Images)

Santi Cazorla pritet të rikthehet te skuadra e madhe spanjolle, Villarreali, gjatë kësaj vere.

Mesfushori spanjoll është duke vuajtur nga lëndimet e shumta tash e disa vite dhe kjo e ka penalizuar edhe këtë sezon duke mos bërë asnjë paraqitje për Arsenalin.

Cazorla gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani nuk i është ofruar asnjë marrëveshje e re nga Topçinjtë.

Lexo po ashtu Futbollistët prej ‘xhami’ – Nga Ronaldo te Bale e Cazorla, që më shumë qëndrojnë të lënduar se sa luajnë (Foto)

Sipas mediumit të njohur ESPN, spanjolli do të kthehet te ish-skuadra e tij, Villarreali, këtë verë.

Cazorla me fanellën e Villarrealit (Getty Images)

Ai është i vendosur të kthehet në klubin që ai përfaqësoi për katër vjet në mes të viteve 2007-2011 për trajnimin para sezonit.

Megjithatë, atij nuk i është ofruar asnjë ofertë apo kontratë më afatgjatë, por do të vlerësohet rendimenti i tij.

Lexo po ashtu Formacioni i yjeve që janë futbollistë të lirë gjatë verës 2017 (Foto)

Spanjolli në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra tjera spanjolle si Recreativo Huelca dhe Malaga, teksa ka edhe 77 paraqitje me kombëtaren La Roja.

Për Arsenalin, Cazorla ka zhvilluar 129 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola në gjashtë sezone. /Telegrafi/