Telegrafi

Cazorla i hapur për një kalim në Amerikë

Kapiteni i Villarreal, Santi Cazorla ka pranuar se do të konsideronte një lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të tërhiqej nga futbolli profesional.

34-vjeçari u rikthye te skuadra spanjolle në fillim të sezonit 2018-19, pas një dëmtimi që pësoi, për t’i dhënë kështu periudhës gjashtëvjeçare te Arsenali.

Që nga atëherë, atij i është dorëzuar emblema e kapitenit në El Madrigal, pas një shfaqjeje fantastike në mesfushën e Nëndetëses së Verdhë në 12 muajt e fundit.

Ish-mesfushori i Malagas është rikthyer gjithashtu te skuadra e Spanjës, pas një ndërprerje prej katër vitesh, dhe nënshkroi kontratën e re një vjeçare në fillim të sezonit 2019-20.

Sidoqoftë, sipas raportimeve të Mundo Deportivo , Cazorla e preferon kalimin në Amerikë.

Festa e Cazorlas pas një goli te Nëndetësja e Verdhë (Foto: Getty Images)

“Unë e adhuroj jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një vend fantastik”, ka thënë mesfushori spanjoll.

“Jam në dijeni se njerëzit më kanë përmendur mua duke lëvizur potencialisht atje”.

Lexo po ashtu Këto janë 10 rinovimet e mëdha të kontratave që po presin në tryezë për yjet e La Ligas

“Kjo me siguri do të ishte diçka që do ta konsideroja”, ka shtuar më tej Cazorla

Marrëveshja e Cazorla me skuadrën e Javi Calleja skadon në qershor dhe pritet t’i ofrohet një kontratë tjetër një vjeçare, sipas marrëveshjes së tij të tanishme, por ai mund të kërkojë një transferim përfundimtar në SHBA. /Telegrafi/