Edison Cavani dhe Neymar janë bërë tema e javës në mediat sporive, e gjitha kjo pasi dyshja diskutuan në fushë se cili do gjuajë penalltinë.
Sulmuesi brazilian ishte ai që lëshoi pe pasi uruguaiani nuk dëshironte të hiqete dorë nga nderi për të gjuajtur penalltinë.
Cavani dhe Neymar nuk janë të parët që diskutuan në sytë e të gjithëve se kush do gjuajë njëmbëdhjetëmetërshin dhe nuk do jenë as të fundit.
Kujtojmë kohën kur Javier Zanettit duhej të vinte nga mbrojta për të larguar Mario Balotellin nga pika e bardhë, e gjitha kjo pasi italiani nuk lejonte Samuel Eto’o të gjuante topin.
Më poshtë keni shtatë momentet kur lojtarët argumentuan për një penallti. /Telegrafi/