Telegrafi

Cavani shihet si zëvendësues i Ibrahimovicit te La Galaxy

Zlatan Ibrahimovic bërë të ditur se do të largohet nga La Galaxy.

Sulmuesi suedez ka kontratë me skuadrën amerikane deri më 31 dhjetor, ndërsa po e kërkon rikthimin në Evropë.

Skuadra nga MLS thuhet se dëshiron transferimin e Edinson Cavanit si zëvendësues të 38-vjeçarit.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Goal.com/Getty Images)

Sulmuesi uruguaian nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, andaj e ardhmja e tij mund të jetë në Amerikë.

Lexo po ashtu PSG nuk dëshiron t'ia vazhdojë kontratën Cavanit, alarmohen skuadrat e mëdha

Në anën tjetër, Ibrahimovic është duke u kërkuar nga shumë skuadra si, Milani, Manchester United, Bologna dhe Napoli.

Suedezi u largua nga La Galaxy me 58 paraqitje të zhvilluar, me 51 gola të shënuara dhe 17 asistime. /Telegrafi/