Telegrafi

Cavani refuzoi Barcelonën në janar

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani thuhet se ka refuzuar ofertën e Barcelonës në afatin kalimtar dimëror.

Gjiganti katalunas ishte i etur për të sjell një sulmues të ri në skuadër pas lëndimit të Luis Suarez, i cili si duket ka humbur sezonin.

Njëri nga emrat më të përfolur si zëvendësues i uruguaianit, ishte pikërisht bashkëkombësi i tij dhe partneri në kombëtare, Cavani.

Lexo po ashtu Rivaldo këshillon Barcelonën: Cavani është top sulmues, do ta përmirësonte shumë sulmin

Megjithatë, sipas mediumit të njohur L’Equipe, Cavani refuzoi një ofertë të minutës së fundit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Cavani mendohet se po refuzon çdo ofertë pasi dëshiron një transferim gjatë verës te Atletico Madridi.

Edhe klubet angleze si Manchester Unitedi dhe Chelsea ishin të lidhur me sulmuesin e njohur. /Telegrafi/