Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani nuk është i kënaqur aspak me situatën e tij tek Paris Saint Germain.
Ish-anëtari i Napolit ka shënuar 17 gola në 40 ndeshje këtë edicion, mirëpo shpesh herë e ka parë vetën në bankën rezervë.
Kështu sulmuesi i rrezikshëm ka vendosur të largohet nga ‘Parc De Princes’, në fund të stinorit.
E për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë Chelsean, Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Atletico Madrid.
Por e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Serie A, me Romën që po shikon mundësin ta zëvendësoj në pozitën e Edin Dzekos.
Gjithsesi në garë mbetet edhe kampioni aktual Juventus dhe ish-skuadra e tij Napoli, ndërsa PSG e vlerëson yllin e saj 40 milionë euro. /Telegrafi/