Telegrafi

Cavani, Martial dhe De Gea pritet të jenë tri largimet e mëdha nga Manchester Unitedi

Manchester Unitedi pritet të bëjë një revolucion në verë dhe tashmë shumë yje rrezikojnë largimin nga Old Trafford.

Djajtë e Kuq e nisen mirë sezonin 2020/21 duke rivalizuar deri vonë për titullin kampion në Ligën Premier me Manchester Cityn.

Megjithatë, ndeshjet e fundit ka pasur rënie të formës dhe mbetje mbrapa në garë dhe drejtuesit duan ta rinovojnë ekipin.

Lexo po ashtu “Formacioni i ëndrrave” i Manchester Unitedit me tri transferime të reja në verë

Mediat angleze tashmë kanë filluar të flasin për emrat e lojtarëve që mund të largohet në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit The Sun, treshja Cavani, Martial dhe De Gea mund të jenë në rrugën e tyre të largimit nga klubi këtë verë.

Bordi drejtues i Unitedit do të mbajë një mbledhje këtë javë me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer, i cili pritet të vendosë kundër një zgjatje të kontratës njëvjeçare të Cavanit.

Klubi gjithashtu do të vendosë nëse do të dëgjojë ofertat për Anthony Martial, ndërsa David de Gea është një tjetër lojtar që mund të largohet pasi Dean Henderson po favorizohet për numër 1 në ekip. /Telegrafi/