Telegrafi

Cavani largohet nga PSG, transferohet tek njëra nga këta gjigant evropian

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani pritet të largohet nga ekipi i tij aktual Paris Saint Germain.

Cavani nuk ka qenë i kënaqur pothuajse asnjëherë pas transferimit në Paris, pasi gjithmonë ka qenë nën hijen e Zlatan Ibrahimovicit.

Kështu për lojtarin ka pasur gjithmonë interesime nga skuadra të mëdha, por duket se tani ka ardhur koha për largimin e tij.

29-vjeçari ka disa oferta nga Liga Premier dhe Serie A, ku Juventusi po e monitoron gjendjen e tij.

Gjithsesi në Angli, ai kërkohet nga dy skuadrat e Manchesterit, City e United por edhe Chelsea është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për transferimin tij.

Mbetet të shihet në qershor se cilës nga këto ekipe do t’i bashkohet Cavani. /Telegrafi/