Telegrafi

CatyLeya publikon klipin e këngës “Maje”

(Foto: Screenshot/Youtube/BleroOfficial)

“Maje” është titulli i këngës së re, të cilën e ka sjellë të shoqëruar me videoklip artistja e njohur si CatyLeya.

Chipsi dhe Blero Muharremi janë kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa kantautori i njohur është producent i projektit.

Videoja muzikore është realizuar nën regjinë e Ramadan Bejtës, ndërsa vet këngëtarja e ka shkruar tekstin.

CatyLeya, emri i vërtetë i të cilës është Besmire Morina, jeton dhe vepron në Itali.

Ajo është 20 vjeçare, ndërsa në skenën muzikore vepron nën menaxhim të Bleros, me të cilin ka kontratë njëvjeçare. /Telegrafi/

https://youtu.be/bKY8XVgwBLE