Samuel Eto’o ka thënë se qëndrimi te Real Mallorca ka qenë më i miri në karrierën e tij, madje më i mirë se te Barcelona dhe Interi.
Sulmuesi kamerunas ka fituar tituj të shumtë me Blaugranët dhe Nerazzurrët, duke përfshirë edhe trofetë e Ligës së Kampionëve, mirëpo u bë i njohur te Mallorca.
38-vjeçari, i cili u pensionua nga futbolli gjatë këtij viti, e nisi karrierën te Real Madridi dhe pas huazimeve te Leganes dhe Espanyoli, kaloi pesë sezone te Real Mallorca, ku shënoi 70 gola në 165 paraqitje.
Ai më vonë ka luajtur për shumë klube të njohura, si Chelsea, Evertoni dhe Sampdoria, porse kënaqësinë më të madhe thotë se e ka pasur te klubi spanjoll.
“Koha ime më e mirë nuk ka qenë te asnjëra, por te Real Mallorca”, ka thënë Eto’o për Gazzetta dello Sport, kur është pyetur nëse i ka pëlqyer të luante më shumë te Barcelona apo Interi.
Ndërsa kur i është kërkuar të zgjedhë ndërmjet Interit dhe Barcelonës, ka thënë: “Është 50-50”. /Telegrafi/