Telegrafi

Çaste të bukura mes tyre në BBVA – Kristi puth dhe përkëdhel Keisin

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është krijuar një situatë e sikletshme me hyrjen e Sabianit.

Kjo pasi vajza e tij, Keisi Medini, nisi një njohje brenda me banorin tjetër, Krist Aliaj.

Teksa këngëtari u bë pjesë e BBVA të shtunën pati reagime të ndryshme dhe u duk sikur dyshja u larguan paksa nga njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata tani po gjejnë forma të tjera për të ndenjur bashkë e për të shprehur dashurinë.

Lexo po ashtu Vihen në siklet nga prezenca e Sabianit në BBVA, Kristi dhe Keisi komunikojnë me shenja

Së fundmi, të njëjtit kanë qenë në dhomën e gjumit të shtrirë në shtrat, gjersa po argëtoheshin së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke bërë veprime qesharake, Kristi mes tjerash i dhuronte puthje dhe e përkëdhelte Keisin.

Sabiani nga ana tjetër është zhgënjyer nga lidhja e të bijës pasi u tha se Kristi ka lënë një lidhje jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Madje, e dashura e përfolur e tij publikoi bisedat me të që u realizuan më 24 dhjetor 2022 – në nisjen e këtij spektakli. /Telegrafi/