Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka nisur t’i transferojë polemikat që e rrethuan në fushën e lojës, jashtë saj dhe kësaj radhe e kapi me Jose Mourinhon.
Cassano këtë herë ka vendosur ta trazojë trajnerin portugez të Romës, i cili u lidh me një kalim te Real Madridi si pasues i Carlo Ancelottit që mund të largohet në fund të sezonit.
“Ai ishte një trajner dhe komunikues i shkëlqyeshëm, sot për mua ai është një trajner që nëse ka trajnuar Real Madridin apo Sanmartinese, është e njëjta gjë”, ka thënë fillimisht Cassano.
“Nëse Ancelotti shkon si trajner i Brazilit, Mourinho mund të shkojë te Real Madridi, por kjo është sepse ka fituar dhe për shkak të statusit që ka, përndryshe mund të shkojë te Sanmartinese”.
“Nëse Real Madridi është i interesuar të flasë për futbollin, ata nuk e thërrasin atë, nëse Sanmartinese duan të bëjnë futboll në mënyrë të pakujdesshme, atëherë ata do ta thërrasin atë”.
Përveç kësaj, ish-lojtari i Real Madridit, ndër të tjera, nuk ka ngurruar të shprehet se “Mou nuk i jep fare futbollit. Nuk i pëlqen të punojë, nuk di të komunikojë e as të flasë, le të mos të mashtrohen nga historia e tij”.
Mourinho ka mbikëqyrur Romën në 95 ndeshje që nga ardhja e tij në korrik 2021, mesatarisht 1.78 pikë për ndeshje. /Telegrafi/
Cassano: “A Mourinho non frega un c***o del calcio. Può chiamarlo la San Martinese” https://t.co/8STf1zwf8s
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 6, 2023