Site icon Telegrafi

Cassano: Inzaghi duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve për të qëndruar te Interi

(Foto: Screenshot/Fanpage)

Antonio Cassanos nuk i ka lënë shumë përshtypje fitorja e Interit ndaj Milanit në Derby della Madonnina, ndërkohë që nuk e ka ndërruar mendimin në lidhje me Simone Inzaghin.

Nerazzurrët u konsoliduan në vendin e dytë në tabelën e Serie A pas triumfit në derbin e madh lokal, ndërkohë që më herët e kanë fituar Superkupën e Italisë pikërisht ndaj rivalit nga qyteti.

“Mundësia e vetme që Inzaghi ta mbajë punën e tij është që ta fitojë Ligën e Kampionëve, përndryshe Interi do të detyrohet të bëjë ndryshim”.

(Foto: Getty)

“Përveç derbit dhe Superkupës, ai nuk ka bërë mirë. Në vend që të pushohesha nga puna, nëse do të isha në vendin e Inzaghit, do të më vinte turp. Do të isha në -13 pikë nga një skuadër e Napolit që është më e dobët se e imja dhe ka një të gjashtën e faturës së pagave (në krahasim me Interin)”.

Lexo po ashtu Cassano sulmon Inzaghin: Interi duhet të gjejë trajner të ri

“Ai duhet ta analizojë mirë veten. Në sezoni e kaluar ishte një katastrofë e ngushëlluar nga fitimi i dy trofeve (Kupën dhe Superkupën e Italisë), por kësaj radhe kjo nuk do ta shpëtojë”, ka deklaruar Cassano në podcastin e Christian Vierit, BoboTV. /Telegrafi/

Exit mobile version