Telegrafi

Casillas zgjedh top pesë portierët më të mirë në botë, por injoron emrat si Alisson e Donnarumma

Iker Casillas padyshim që është njëri nga portierët më të mirë që e ka njohur bota e futbollit.

Legjenda spanjolle ka fituar krejt titujt e mundshëm me Real Madridin, derisa tani e disa vite ndodhet në pension.

Në një prononcim të shkurtër për faqen ‘433’, Casillas ka zgjedhur pesë portierët më në formë në botë.

41-vjeçari është i mendimit se Thibaut Courtois i Real Madridit është portieri më i mirë në botë, teksa pas tij e vlerëson brazilianin Ederson Moares të Manchester Cityt.

Në vendin e tretë legjenda spanjolle e vendos portierin slloven të Atletico Madrid, Jan Oblak.

Ndërkohë në pozitat katër dhe pesë ka vend për dy gjermanët Marc-Andre Ter Stegen dhe Manuel Neuer.

Casillas në këtë listë nuk ka përmendur emra si Gianluiggi Donnarumma (PSG), Alisson Becker (Liverpooli) dhe David de Gea(Man Utd). /Telegrafi/