Iker Casillas nuk do të jetë më portier i skuadrës portugeze Porto.
Portieri legjendar i Real Madridit është pranë një rikthimi të bujshëm në vendlindjen e tij Spanjë.
Janë dy skuadrat e njohura spanjolle, Real Sociedad dhe Sevilla që po e kërkojnë me çdo kusht 36 – vjeçarin.
Por ish-reprezentuesi spanjoll mund të transferohet edhe në kampionatin anglez.
Është gjiganti nga Liga Premier, Liverpool që ka shprehur interesim për transferimin e tij në Anfield.
Sipas medieve spanjolle, Casillas do të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit qershor.
Kujtojmë që Casillas qëndroi në Real Madrid për 18 vite radhazi duke mos ndërruar asnjë skuadër.
E në vitin 2015 ai u largua nga kampionët e Spanjës për të luajtur dy stinorë me Porton në Portugali. /Telegrafi/