Iker Casillas e ka etiketuar Gianluigi Buffon si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në prag të përplasjes se Portos në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
Portieri legjendar i Spanjës dhe Real Madridit ka treguar që ka shumë respekt për portierin italian dhe se gjatë karrierës ka mësuar shumë nga ai, ndërsa respekti ka qenë gjithmonë reciprok.
“Jam me fat që jam tre vjet më i ri se Gigi. Isha 14 vjeç kur kam filluar dhe ai ishte 18, unë kam qenë në gjendje të shoh dhe të vlerësojë stilin e tij dhe personalitetin”, ka thënë 35-vjeçari spanjoll, ish-portieri i Real Madridit për UEFA. com.
“Ndërsa rritesha, unë shikoja atë dhe pastaj kemi evoluar së bashku dhe kemi pasur karriera të ngjashme. Ne të dy kemi fituar shumë dhe shpesh jemi përballur kundër njëri-tjetrit”, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se futbolli italian nuk do të ketë më një tjetër portierin si ai. Në Evropë dhe në botë, ai është konsideruar si një nga më të mirë të të gjitha kohërave”.
“Rivaliteti jonë është i shëndetshëm dhe pozitiv. Ne me të vërtetë e vlerësojmë njëri-tjetrin dhe duke luajtur kundër tij është gjithmonë një kënaqësi”
“Ai është një lojtar i cili është i njohur dhe i admiruar në të gjithë botën dhe është pjesë e historisë së kësaj loje”, përfundoi Casillas. /Telegrafi/