Në edicionin e tij të 19-të, festivali i filmit “Fantasia”, i cili zhvillohet në Montreal të Kanadasë dhe është një prej festivaleve më të mëdha në Amerikën e Veriut, do ta shfaqë edhe premierën e filmit “Cash Only”.
Ky film me regji të Malik Bader ka për skanarist dhe producent aktorin me origjinë shqiptare Nickola Shreli, i cili gjithashtu e interpreton rolin kryesor, atë të Elvis Martinit, transmeton koha.net.
Filmi “Cash Only” i përket zhanrit krim dhe triler, si dhe përveç në anglisht, është xhiruar edhe në gjuhën shqipe.