Casemiro i ka dhënë lamtumirën Real Madridit në një konferencë ku ishin bashkëlojtarë, Carlo Ancelotti dhe presidenti Florentino Perez, të rrethuar nga pjesa tjetër teknike.
Mesfushori brazilian po largohet nga Los Blancos për në drejtim të Manchester United, me një bagazh tejet të pasur, veçanërisht me pesë Liga të Kampionëve të fituara.
Casemiro tha se ishte një privilegj që të luante për Real Madridin, derisa një ditë do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” dhe ta ndihmojë klubin në një pozitë më ndryshe.
“Siç e dini, nuk më pëlqen që të jem në qendër të vëmendjes, do të përpiqem të flas nga zemra”, ishin fjalët e para të brazilianit.
“Nëse flas për shokët e skuadrës, nuk mund të mos flas për: Modric dhe Kroos. Ne kemi fituar shumë dhe na ka pëlqyer shumë të luajmë së bashku”.
“Kur u largova nga Sao Paulo, e kisha të qartë se do të luaja në ekipin e parë të Real Madridit. Këtu kam ndërtuar jetën time, familjen time”.
“Titulli më i madh që kam arritur është të vij të stërvitem çdo mëngjes në këtë klub”, shtoi mes tjerash mesfushori.
Casemiro po i bashkohet klubit anglez në një marrëveshje prej 70 milionë euro plus 10 milionë bonuse.
Ai thuhet se i ka kompletuar një pjesë të testeve mjekësore dhe të martën pritet të prezantohet si lojtar i Unitedit në “Old Trafford”. /Telegrafi/
🔴 𝙇𝙄𝙑𝙀: Institutional act of tribute and farewell to @Casemiro. #GraciasCasemiro https://t.co/uRCA1nqhgH
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 22, 2022
🚨 An emotional Casemiro says his farewell to Real Madrid. ❤️
(🎥 @Marca) pic.twitter.com/qFAjgtJIHy
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 22, 2022