Telegrafi

Casemiro: Isha afër transferimit te Interi

Casemiro ka zbuluar se ishte shumë afër të transferohej në vitin 2014 te Interi.

Mesfushori brazilian ka thënë se edhe Sevilla ishte në garë për të, por Julen Lopetegui e bindi që të kalonte te Porto.

“Transferimi te Inter? Të jem i sinqertë, në vitin 2014 isha afër të kaloja te Interi”, ka thënë Casemiro për Sportmediaset.

Casemiro

“Madje në atë kohë më kërkonte edhe Sevilla, por Interi kishte një plan më konkret”.

Lexo po ashtu Casemiro konsideroi largimin nga Reali në ditët e para të Zidanes si trajner, por francezi e bindi me dy fjalë

“Por, Julen Lopetegui më bindi që të kaloja te Porto dhe kur erdha te Real Madridi isha një lojtar tjetër dhe më i pjekur”, ka thënë më tej braziliani.

“Interi kishte tentuar edhe në vitet e fundit ta transferonte Casemiron, mirëpo lojtari nuk e dëshiron largimin nga Los Blancos. /Telegrafi/