Klubi brazilian, Santos do të duhet të paguajë një shifër 2.9 milionë eurosh te Barcelona për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Barbosa – i njohur ndryshe si Gabigol – në Inter në vitin 2016.
Barcelona kishte një marrëveshje me Santos në lidhje me blerjen e Gabigol, me idenë që nëse një klub tjetër interesohej për të, Barcelona duhej të informohej dhe ata të vendosnin nëse do ta përputhnin atë ofertë dhe të nënshkruanin futbollistin ose ta linin të shkonte.
Sipas Cadena Ser dhe Diario Sport, Gabigol ishte pjesë e marrëveshjes që solli Neymarin në Barcelonë nga Santos në verën e vitit 2013.
Por, sulmuesi u bashkua me Interin në gusht të 2016 për një tarifë rreth 25 milionë euro dhe u kërkua në atë kohë nga shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë Juventusin dhe Chelsea.
Barcelona denoncoi prishjen e kontratës dhe tani CAS ka vendosur në favor të tyre, duke njoftuar se Santosin se duhet t’i paguajë klubit katalunas 2.9 milionë euro dëmshpërblim.
Barbosa nuk e ka përmbushur kurrë potencialin e tij në Evropë, por tani po lulëzon në Brazil me klubin e Flamengos. /Telegrafi/