Telegrafi

Carvajal rezulton pozitiv me COVID-19, humbet finalen e Superkupës së Spanjës

Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal, ka rezultuar pozitiv me COVD-19 sipas testeve të fundit të kryera te Los Blancos dhe do të mungojë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao të dielën.

Carvajal luajti 90 minuta kundër Barcelonës në atë që ishte kthimi i tij në formacionin titullar pas pesë ndeshjeve pasi ai humbi katër ndeshje të ligës dhe një të kupës shkaku i dëmtimit.

Mbrojtësi spanjoll u zëvendësua në fillimin e kohës shtesë nga Lucas Vazquez, por jo për ndonjë dëmtim apo diçka tjetër, por thjeshtë për arsye taktike.

Megjithatë, Carvajal ka marrë përsëri një lajm të hidhur, pasi në testet e fundit të bërë te Mbretërit, ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është një pengesë e re për lojtarin, i goditur rëndë nga dëmtimet vitet e fundit dhe këtë sezon ai ka munguar tashmë në nëntë ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Deri më sot, Carvajal ishte njëri nga të paktët në skuadër (së bashku me Ferland Mendy, Dani Ceballos dhe Lucas Vazquez) që kishte shmangur infektimin me virus.

Vendi i tij në formacionin titullar në finalen e madhe kundër baskëve në Superkupën e Spanjës me siguri do të zihet nga Vazquez. /Telegrafi/