Telegrafi

Carvajal ndëshkohet me të kuq pasi luan me dorë në zonë, Messi dyfishon epërsinë e Barcelonës (Video)

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në përballje me Real Madridin.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes kur mbrojtësi spanjoll Daniel Carvajal luajti me dorë në zonë.

Topi ishte duke shkuar në gol, ndërsa Carvajal e ndaloi atë me dorë dhe gjyqtari e përjashtoi me karton të kuq.

I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi që shënoi për 0-2.

Kësisoj Bafrcelona tani e ka më të lehtë vazhdimin e ndeshjes pasi ‘Los Blancos’ janë me një futbollist më pak në fushë. /Telegrafi/