Telegrafi

Carvajal: Hazard mund të na ndihmojë shumë

Dani Carvajal (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Real Madrid është shumë afër ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea, ndërsa mbrojtësi i madrilenëve, Dani Carvajal, ka thënë se belgu do u ndihmonte shumë.

Ylli belg pritet që të prezantohet te skuadra spanjolle në ditët e ardhshme,  ndërsa mbrojtësit ka thënë se ai është një lojtar që mund të përshtatet shumë lehtë në ligën e Spanjës.

“Hazard mund të jap shumë gjëra për sulmin tonë. Ai është një lojtar që e dëshiron topin dhe nuk fshihet në fushë”, ka thënë Carvajal në një intervistë për El Larguero .

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dani Carvajal

“Unë ende nuk e di nëse ka ndodnjë marrëveshje apo jo, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Real Madridit.

Eden Hazard pritet të transferohet te madrilenët në ditët e ardhshme, por që ende nuk është bërë e ditur se sa do të përfitojë Chelsea nga shitja e tij, e që flitet për një shumë rreth 120 milionë euro. /Telegrafi/