Telegrafi

Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

Manchester United arriti të merrte një pikë në barazimin 1-1 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq u dominuan nga The Blues, por ishin të partë që kaluan në epërsi me anë të Jadon Sanchos, por Jorginho me anë të penalltisë i barazoi shifrat.

Por, trajneri i United, Michael Carrick, tregoi pikëpamjet e tij pas ndeshjes se pse ai mendonte se skuadra e tij po largohej nga Londra me një shije të hidhur.

Lexo po ashtu Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

“I zhgënjyer në fakt. Kur je në epërsi në një lojë si kjo, ta lëshosh atë është zhgënjyese. Jam krenar për lojtarët dhe grupin gjatë gjithë javës”, ka thënë trajneri i përkohshëm i Djajve të Kuq.

“Në një situatë të vështirë u përpoqëm të bënim më të mirën. Por kemi një shije pak të hidhur”.

Lexo po ashtu Paqe në Stamford Bridge: Chelsea dhe Manchester United i ndajnë pikët

“Ne erdhëm për të fituar ndeshjen. Jam pak i zhgënjyer, nuk mund të gënjej. Nuk mendoj se ishte fare penallti. Ata kanë pasur shumë goditje, David De Gea kishte dy pritje të cilat ne e dinim para ndeshjes se do të duhej të bënte një ose dy”.

“Përveç kësaj, jam ndjerë mjaft rehat në lojë. Sigurisht që duam të jemi më të mirë”, theksoi Carrick në fund.

Manchester United është në vendin e tetë me 18 pikë pas 13 javëve të zhvilluar nga elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/