Sulmuesi meksikan, Carlos Vela ka thënë se është i hapur për të kaluar te Barcelona.
Vela zbuloi se ai pothuajse ishte duke u bashkuar me Barcelonën në janarin e kaluar dhe do të ishte i hapur për marrëveshje huazimi edhe në vitin 2020.
Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer gjatë vitit 2019 në Major League Soccer, duke shënuar 36 gola në 32 paraqitje.
Mbrëmë ai ndihmoi LAFC të fitojë ndeshjen gjysmëfinale kundër LA Galaxy në derbin El Trafico.
Duke folur për New York Times, ai ka thënë se do të ishte i hapur për një transferim në Barcelona këtë janar.
“Kush mund t’i thotë jo të luante me Messin për katër muaj dhe pastaj të kthehej në LA?”.
“Shijoni, mësoni dhe pastaj ktheheni në shtëpi”, ka thënë Vela. /Telegrafi/