Sulmuesi i Los Angeles FC, meksikani Carlos Vela papritmas është shfaqur një objektiv për Barcelonën.
Barcelona është duke shikuar mundësinë e transferimit të një sulmuesi të ri këtë afat kalimtar, pas largimit të Munir El Haddadit.
Gjatë ditëve të fundit, gjiganti katalunas është lidhur me shumë emra futbollistës, ndërsa tani po lidhet me një emër të ri.
Sipas mediumit spanjoll Cadena SER, ish-sulmuesi i Real Sociedad, Carlos Vela është në radar të Barcelonës.
Sulmuesi kaloi gjashtë sezone me baskët e Sociedadit para se të kalonte në Major League Soccer vitin e kaluar.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk deshi të komentojë mbi emrat që klubi po ndjek, por tregoi se po kërkojnë një rezervë për Luis Suarez.
Përkundrazi, Valverde theksoi se ai është fokusuar në ndeshjen e Copa del Rey kundër Levantes.
Emrat tjerë që po lidhen me një transferim nga Barcelona janë Olivier Giroud, Cristian Stuani dhe Fernando Llorente. /Telegrafi/