Telegrafi

Carlos Tevez zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij

Carlos Tevez ka përzgjedhur lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Ylli argjentinas ka marrë shtatë lojtarë nga Manchester United për formacionin e tij me lojtarët që ka fituar shumë trofe.

Ish-anëtari i West Hamit dhe Juventusit nuk ka përzgjedhur asnjë lojtarë nga Manchester City, edhe pse ka kaluar më shumë kohë në Etihad se sa në Old Trafford.

Ikona e futbolli që aktualisht luan te Boca Juniors, është pyetur për lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij në Evropë.

“Kur të pensionohem, dua të krijojë një formacion me lojtarët më të mirë që kam luajtur”, ka thënë Tevez.

“Skuadra ime do të ishte me Gianluigi Buffon, Hugo Ibarra, Rio Ferdinand, Gabriel Heinze, Patrice Evra në mbrojtje”.

“Paul Scholes, Andre Pirlo dhe Paul do të ishin në mesfushë, derisa Cristiano Ronaldo, Lionel messi dhe Wayne Rooney në sulm”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Foto: The Sun