Telegrafi

Carlos: Ky është lojtari që do ta fitojë Topin e Artë

Roberto Carlos mendon se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë për këtë vit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Portugalinë në ‘Euro 2016’.

Superylli i Real Madridit ka vazhduar me thyerjen e rekordeve edhe në edicionin që lamë pas, ndërsa ishte përsëri golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, trofe të cilin edhe e fitoi.

“Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë, edhe nëse nuk e fiton Evropianin”.

“Messi është lojtar i mirë, por fitimi i Ligës së Kampionëve ka shumë rëndësi”.

“Lojtari më i mirë në botë e vendosi atë garë. Mendoj se ai do të jetë sërish lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar braziliani. /Telegrafi/