Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, mund t’i rikthehet dashurisë së vjetër, aktorit dhe këngëtarit, Nick Cannon.
Çifti u nda në mes të vitit 2014 pas gjashtë vitesh martese, por ata janë bashkuar bashkë për Pashkë me fëmijët e tyre trevjeçarë, Monroe dhe Moroccan, dhe për Cannonin kjo mund të jetë shkëndijë për ribashkim të plotë.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë ai kur është pyetur nëse do të bëhet bashkë sërish me ish-gruan, transmeton koha.net.
Pavarësisht se janë të ndarë qe disa muaj, Nick dhe Mariah kanë vazhduar ta përkrahin njëri-tjetrin në karrierë.
Të hënën, Carey publikoi detajet për albumin e ri “#1 To Infinity” dhe fotografinë e saj e postoi edhe Cannon me mbishkrimin: “Familja në rend të parë”. /Telegrafi/