Telegrafi

Çarçafët ditëve të ftohta duhet ndërruar pak më ndryshe

Të gjithë kanë rregullat e veta të ndërrimit të çarçafëve, mirëpo ekspertët kanë mendimet e veta të cilat përfundimisht duhet marrë parasysh

– Ditëve të ftohta është krejtësisht e pranueshme të ndërrohen çarçafët çdo të dytën ditë, thotë Jean Calleja nga ‘The Eco Laundry Company’.

Ky “rregull” vërtet varet nga disa faktorë – duke filluar nga ajo se kur dhe sa shpesh bëni dush, vlerëson Katie Brown, pronare e ‘Rytina Fine Cleaners’.

Nëse bëni dush para gjumi, çdo të dytën ditë është krejtësisht e mjaftueshme të ndërrohen çarçafët.

Mirëpo, nëse jo, duhet t’i ndërroni më shpesh, transmeton Telegrafi.

– Shkuarja në shtrat pas një dite të gjatë me lëkurën e cila është plot vajra dhe djersë do t’jua ndotë çarçafët pa marrë parasysh stinën e vitit – thotë Katie.

Nëse gjatë ditës qëndroni të shtrirë në krevat, apo punoni nga shtrati, mbase do të duhej më shpesh t’i ndërronit çarçafët.

– Nëse punoni nga shtrati, ndërroni çarçafët një herë në javë – këshillon Brown.

Nëse krevatin tuaj e ndani me partnerin, duhet marrë parasysh edhe shprehitë e tij, shkruan Well and Good.

Nëse edhe partneri juaj bën dush para gjumi, mund t’u përmbaheni “rregullave” që çarçafët t’i ndërroni në çdo të dytën ditë.

Mirëpo, nëse partneri juaj nuk bën dush para gjumi apo gjatë ditës qëndron shtrirë në krevat, çarçafët do të duhej t’i lani më shpesh, konsideron Brown.

Rregulla e saj më e rëndësishme është nëse është çarçafi i lagësht, pa marrë parasysh shkakun, më mirë është të nesërmen të lahet. /Telegrafi/