Site icon Telegrafi

Cara Delevingne rikrijon veshjen ikonike nga filmi “Clueless”

Cara Delevingne kanalizoi të martën personazhin e Alicia Silverstone nga filmi “Clueless”, e veshur me një veshje pothuajse plotësisht të njëjtë.

“Ju mund të habiteni kur të dini që unë në të vërtetë nuk jam e virgjër dhe mund të ngas makinën”, shkroi Delevingne në Instagram, duke cituar fjalët e personazhit.

Ajo ka një dhomë të kushtuar kostumesh që do të konkurronte me dollapin e kompjuterizuar të Horowitz, i kompletuar me kapele të çuditshme dhe pajisje për festa.


“Puna ime kërkon që unë të vë shumë kapele dhe kostume të ndryshme. Më pëlqen të futem në këta personazhe të ndryshëm, kështu që doja që shtëpia ime të pasqyrojë shumë tema dhe gjendje të ndryshme shpirtërore”, tha Delevingne.

Lexo po ashtu Cara Delevingne rikrijon fustanin e Rachel Green në ribashkimin e "Friends"

Ndryshe, Cara së fundmi kishte rikrijuar edhe veshjet e personazheve nga seriali “Friends” në episodin e tyre të ribashkimit. /Telegrafi/

Exit mobile version