Telegrafi

Capital T: Zoti e din se si arrita deri këtu, nëse po ruhem është fakti se kam çfarë të humb

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, shquhet si një prej rep-artistëve më të suksesshëm në vend.

Ai ndjehet krenar për të arriturat e tij në industrinë e muzikës, teksa me krenari citon avantazhet e tij.

Së fundmi, në një shkrim të publikuar në InstaStory, Kapo u ka bërë ‘diss’ disa prej reperëve, duke cituar sipas tij arsyen se pse frikohet nga humbja.

“Zoti e din qysh erdha deri këtu. Shifrat janë rritur më shumë se te ju. Nëse po ruhem më shumë se ju, se kam çfarë humb më shumë se ju”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Foto: Capital T/InstaStory

I njëjti po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të tij më të fundit, “Skulpturë”, i cili është pritur mirë nga fansat.

Ndërkohë, klipi i fundit që rep-artisti solli për fansat e tij mbetet “C’est la vie”, protagoniste e të cilit është modelja e njohur, Adrola Dushi. /Telegrafi/