Telegrafi

Capital T zbulon titujt e pjesës së parë të albumit “Skulpturë”

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur i estradës shqiptare, Capital T, tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar albumin e radhës.

“Skulpturë” titullohet projekti, në të cilin do të ketë muzikë të dëgjuara më herët, por edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj.

I tërë albumi do të publikohet me 1 korrik të këtij viti, por edhe siç e kishte paralajmëruar, pjesën e parë të titujve do të lansonte më herët.

Gjatë një postimi në rrjetin social Instagram, Trim Ademi ka ndarë me adhuruesit e muzikës së tij shtatë tituj të këngëve.

Dy prej të cilave nuk janë dëgjuar ende titullohen “Tu Festu” dhe “Money” në bashkëpunim me Jay 1.

Së fundmi, reperi kishte sjellë këngën “DMP” në bashkëpunim me Ledri Vulën, që arriti të thyej rekorde klikimesh në vetëm pak kohë. /Telegrafi/