Telegrafi

Capital T zbulon koopertinën e veçantë të albumit dhe konfirmon bashkëpunimin me Ledrin

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka zbuluar së fundmi se më datë 1 korrik do të publikojë albumin e tij më të ri.

“Skulpturë” mban titullin ky projekt gjigant në të cilin është punuar tash e sa kohë.

Reperi përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, ka treguar koopertinën e veçantë të albumit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Koopertina paraqet një skulpturë të thyer, e cila vihet përball vetes dhe duket të jetë një frymëzim nga Gotika.

Ndërkohë, Capital T gjithashtu ka konfirmuar edhe bashkëpunimin që përflitej prej ditësh, me rep-artistin tjetër të njohur Ledri Vula.

Në një video të publikuar në Instagram, dyshja kanë zhvilluar një bisedë, ku kanë folur paksa në detaje rreth këtij dueti, që duket të jetë një nga senzavionet e kësaj vere. /Telegrafi/