Reperi i njohur, Capital T po vazhdon të jetë aktiv me projekte të re.
Pas një viti mjaft të suksesshëm, me këngë të reja, koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, reperi po e përmbyll 2021 në mënyrë më të mirë të mundshme.
Trim Ademi (emri i vërtetë) ka finalizuar albumin më të ri muzikor me titullin “Heart Broken Kids”, dhe që pritet të lansohet me 21 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur vet reperi në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“21.12.2021, HBK”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një postim në të cilën ka shfaqur kopertinë e albumit.
Ndërkohë, reperi gjithashtu ka njoftuar se kënga e parë e albumit mban titullin “Plan” dhe pritet të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë që projekt i tij i fundit “Flakë” erdhi në bashkëpunim me Elvana Gjatën. /Telegrafi/